NEWPORT - Presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe krerët amerikanë, britanik, francez, gjerman dhe italian zhvilluan sot një takim në Newport në Uells, para se të fillojë zyrtarisht mbledhja e NATO-s.
"Poroshenko do të njoftojë krerët perëndimor mbi situatën në lindje të Ukrainës dhe të bisedojë me ta planin e regullimit të krizës të porpozuar një ditë më parë nga presidneti rus", sipas burimeve diplomatike.
Presidenti ukrainas ndodhej midis homologut të tij amerikan Barack Obama dhe atij francez, François Hollande, sipas gazetarëve që ndodheshin në mbledhje.
Në tavolinë ishin të pranishëm edhe kancelarja gjermane, Angela merkel, kryeministri britanik, David Cameron dhe kryeministri italian, Matteo Renzi./ATSH/










