BRITANI - Jo gjithmonë paratë mund të të japin lumturi. Shpeshherë paratë mund të të shkaktojnë probleme, deri edhe në divorc. Një çift në Britaninë e Madhe që ka fituar në lotari 101 milionë paund është divorcuar, dhe kjo për shkak të parave.

Çifti që kishte dy vjet martesë kishte mosmarrëveshje për shpenzimin e pasurisë së tyre. Para se të fitonin lotarinë, çifti jetonte në një shtëpi me një dhomë.

daves dhe angela

Sapo u bënë milionerë, ata blenë një shtëpi 9 milionë paund dhe një shtëpi tjetër në lagjen Chelsea në Londër, afër skuadrës së preferuar të 49-vjeçarit, klubit të futbollit të Chelsea. Ish-taksistja 46-vjeçare mesa duket ishte e para që filloi të shkatërronte martesën.

Bashkëshorti i saj, Daves dëshironte që të ndihmonin edhe disa nga miqtë e tyre që nuk ishin në kushte të mira financiare. Por, Angela e kundërshtonte këtë fakt.

daves dhe angela

Sipas Daves, ata kishin një listë deri në 20 persona që donin t'i bënin milioner, persona të cilët më parë e kishin ndihmuar çiftin në jetë.

Por, sipas një miku familjar, arsyeja se si duhet të ndaheshin paratë shkaktoi ndarjen e çiftit.

daves dhe angela

Pas tyre, një tjetër çift që fitoi lotarinë, Adrian dhe Gillian Bayford njoftoi divorcin e tyre për shkak të problemeve që kishin hasur nga milionat e fituara.



(v.gj/shqiptarja.com)