BRITANI - Disa studentë kanë dalë të dehur në rrugët e qytetit të Liverpulit pasi kishin pirë alkool në një lokal që ofronte pije me 1 paund. Lokali ku shkuan të rinjtë kishte pije të lira duke pretenduar ti ofronte atyre 'natën më të mirë të jetës'.

 Duke sfiduar dhe të ftohtin, studentët dolën në rrugë me rroba të shkurtra dhe me veshje të çuditshme.

Disa prej meshkujve ishin veshur me rroba të femrave, kurse disa të tjerë mezi po qëndronin në këmbë, për shkak të sasisë së madhe të alkoolit që kishin konsumuar.

studente
Foto të tjera

Disa të tjerë ishin veshur si 'lepurushë seksi'. Policia qëndroi gjatë gjithë natës në gatishmëri duke vëzhguar studentët e dehur, në rast se ata do të krijonin probleme apo do të prishnin qetësinë publike.

Por, një gjë është e sigurtë. Universiteti nuk të mëson të dehesh nëpër lokale.


(v.gj/shqiptarja.com)