Britani/ Kapja e kanabisit me vlerë 1 milion paund në vilë, shqiptari i besuari i ‘kokës’ së grupit dënohet 7 vjet burg
Pamje brenda nderteses ku eshte gjetur kanabisi
Policia britanike zbuloi disa muaj më parë afërsisht 400 bimë kanabisi gjatë një bastisjeje në një vilë 5-së katëshe, e cila ishte modifikuar për rritjen e kanabisit brenda saj.
Samir Bagdadi kreu i grupit kishte shndërruar dy kate të ndërtesës historike për t'u përdorur si një fermë droge, e kompletuar pajisje ushqimore dhe enë gatimi në një kat dhe 400 bimë në një tjetër.
Pas veprimeve të dyshimta policia u vu në ndjekje të anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti. Bagdadi mohoi të dinte për ekzistencën e burrave në ndërtesë, por të tetë u arrestuan në vendin e ngjarjes dhe u akuzuan për prodhimin e drogës. Shtatë prej tyre u përpoqën të fshiheshin nga policia. Bagdadi, 53 vjeç në një gjyq maratonë të mbajtur këtë javë, u dënua me 7 vjet burg.
Ndërsa, krahu i djathtë i Bagdadit, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare, u dënua me 42 muaj burgim. Gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e grupit kriminal.
Zyrtarët zbuluan se kati i pestë përdorej për rritjen e një numri të konsiderueshëm bimësh, të ndihmuar nga gati 60,000 £ me vlerë të pajisjeve të kultivimit. Një total prej 502 bimësh, në fazat e hershme të rritjes, u gjetën në këtë fermë, shkruajnë mediat britanike.
Nëse droga do të shitej në tregun me pakicë, do të kapte një vlerë totale prej 1 milion paund. Kati i tretë i një banese 5 kate u përdor nga banda për të jetuar. Aty nuk jetonte vetëm kreu i grupit, Samir Bagdadi.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.9%
-
Të panevojshëm
24.6%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 3197
Lajme të tjera
-
Droni zbulon parcelat me kanabis në Mukje të Krujës, sekuestrohen 130 bimë narkotike! 2 të arrestuar
9 Maj, 09:05
-
Shqiptari çon në gjyq Këshillin Bashkiak të qytetit Glasgow: Më larguan nga puna pa të drejtë duke më quajtur 'shqiptar' dhe 'mafioz'
8 Maj, 21:35
-
I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër (Video)
8 Maj, 13:49
-
EMRAT/ Kapen me 65 kg marijuanë dhe 22 kg hashash çokollatë, arrestohen në Athinë 2 shqiptarët nga Tepelena
8 Maj, 12:16
-
Do trafikonte 53.3 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 46-vjeçari në Qafë-Thanë
7 Maj, 09:31
-
Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali
6 Maj, 11:40
-
Itali/ Vidhnin dyqane me pajisje elektronike, arrestohen 2 shqiptarët
6 Maj, 11:24
-
Krujë/ Dronët e policisë e filmuan teksa mbillte kanabis në pyll, arrestohet 39-vjeçari (VIDEO)
5 Maj, 12:39
-
Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë
4 Maj, 18:04
-
Humbja e konservatorëve britanikë në zgjedhjet lokale vlerësohet historike
4 Maj, 09:13
-
FOTOT/ Protestuesit përplasen me policinë britanike, arrestime masive, ja arsyeja
2 Maj, 22:48
-
Gazetari Dema: Qytetet ku kryeson shpërndarja e drogës, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndët narkotike vijnë përmes linjave të transportit nga Kosova
2 Maj, 20:20