Michael Fallon
LONDËR, 18 gusht /ATSH-AFP/ - Angazhimi i Britanisë së Madhe në Irak nuk është vetëm humanitar dhe mund të zgjasë disa muaj, deklaroi ministri birtanik i Mbrojtjes, sipas të përditshmes "The Guardian".
"Ne shumë mirë në javët dhe muajt në vijim mund të kemi nevojë të përdorim mjete të tjera për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve. Dhe ne do të kemi sërish nevojë për ju dhe për vëzhgimet që ju mund të na jepni", deklaroi Michael Fallon para pilotëve dhe anëtarëve të tjerë të "Royal Air Force" në bazën Akrotiri, në Qipro, sipas citimeve të raportuara nga e përditshmja britanike.
"Nuk është i lehtë një mision humanitar. Bashkë me vende të tjera në Evropë ne jemi të vendosur të bëjmë atë që mundemi për të ndihmuar qeverinë irakiane të luftojë këtë formë të re dhe shumë radikale të terrorizmit të propaganduar nga Shteti Islamik", shtoi ai.
Dje, kryeministri britanik David Cameron vlerësoi se Britania e Madhe duhet të përdorë të gjitha kapacitetet e saj për të stopuar përparimin e xhihaistëve të Shtetit Islamik, por pa vendosur trupa në terren./
/G.S/