BRITANI – Policia ka kapur një emigrant ilegal shqiptar në Britani me 32 doza kokainë. I arrestuari quhet Kreshnik Muja. 32-vjeçari përveç kokainës u kap dhe me 1 mijë paund cash.
Emigranti shqiptar vetëm pak muaj më parë (prill) u dëbua nga Britani e Madhe pasi po qëndronte jashtë rregullave në këtë vend.
Para gjykatës, Muja ka pretenduar se punonte në një lavash ku fitonte 35 paund në ditë dhe këto ua dërgonte bashkëshortes dhe dy fëmijëve në Shqipëri.
Për shumën prej 1 mijë paund, që iu gjet në momentin e arrestimit, 32-vjeçari deklaroi se shuma ishte rroga e muajit.
Shqiptari pretendon se, punëdhënësi e ka detyruar që të merret me tregtimin e drogës.
Gjykata duke pranuar pretendimin e Mujës dhe e ka dënuar atë me 1020 paund, si shpenzim gjykate.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com