Britani, studimi: 1 në 3 persona
mund të vdesin nga mishi i pulës

Britani, studimi: 1 në 3 persona<br />mund të vdesin nga mishi i pulës
Një studim i kryer nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit në Britaninë e Madhe ka zbuluar se mishi i pulës mund të jetë dhe vdekjeprurës. Sipas agjencisë rreziku për njerëzimin mund të vijë për shkak të pulave të kontaminuara të quajtura nga specialistët “pula të pista”. Këto pula bëhen të pangrënshme në momentin që qëndrojnë për një kohë të gjatë në supermarkete. Sipas shifrave të zbuluar nga autoritete britanike 100 të vdekur dhe rreth 280 mijë njerëz vuajnë nga një helmim që marrin duke konsumuar shpesh mishin e pulës.

“Sëmundja e quajtur “Campylobacter”, merret nga mishi i pulës dhe një e treta prej nesh ka të ngjarë të preket një herë në jetën e tij. Agjencia ka këshilluar që të kontrollohet të gjitha pulat në supermarkete britanike, duke ngritur alarmin për pulat që vijnë nga shtetet e largëta apo për mishin e pulës që qëndron gjatë nëpër magazina. Këshilla: Mos e hani mishin e pulës pa e larë mirë atë. Blini vetëm pula të ngrira dhe jo ato të cilat janë të fryra, pasi mbroni jetën tuaj dhe së fundi përpiquni të rralloni ngrënien e mishit të pulës.
 
mishi i pules


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë