Vitrina me trofetë e ekipit të "Red Bull Racing".
BERLIN, 6 nëntor /ATSH-DPA/ - Më shumë se 60 trofe të fituara nga ekipi i "Red Bull Racing" u vodhën gjatë natës në fabrikën e tyre në Milton Keynes, Angli, njoftoi sot "Red Bull"-i.
Policia tha në një deklaratë të publikuar nga "Red Bull"-i se një grup prej gjashtë personash të armatosur përdorën një automjet për të kaluar hyrjen dhe të arrinin tek trofetë. Pasi hynë brenda, ata vodhën mbi 60 trofe që i përkisnin ekipit të "Red Bull Racing".
Policia njoftoi gjithashtu se gjatë kësaj ngjarjeje rojet që ishin të ngarkuar me ruajtjen e fabrikës nuk ishin dëmtuar gjatë incidentit.
Shefi i ekipit të "Red Bull Formula One", Christian Horner, tha se "të gjithë janë shumë të tronditur nga kjo hyrje në fabrikë".
"Grabitësit jo vetëm që morrën objekte që nuk u përkasin, por të cilat përfaqësojnë përpjekjet e një grupi të dedikuar, dhe që ka punuar fuqishëm", vazhdoi ai.
"Pas natyrës agresive të kësaj vjedhjeje, ne jemi të habitur se përse ndonjë dëshiron të marrë këto trofe. Vlera e tyre për ekipin është jashtëzakonisht e lartë për shkak të punës së madhe që kanë bërë për të fituar secilën prej tyre. Por vlera e tyre monetare është shumë e ulët, ato do të jenë me përfitim të vogël për ata që janë jashtë ekipit, dhe shumica e trofeve që ndodheshin aty ishin vetëm kopje", theksoi Horner.
Red Bull-i ka fituar katër tituj për konstruktorët dhe katër tituj të ndryshëm nga ish-piloti i tyre në Formula 1, Sebastian Vettel./
/G.S/










