BRITANI - Partia e pavarur anti-BE në Mbretërinë e Bashkuar ka fituar mandatin e dytë në parlament, duke lënë pas konservatorët e kryeministrit David Cameron.
Partia e krahut të djathtë, e njohur si UKIP fitoi një vend parlamentar në zgjedhjet në Rochester dhe Stood në jug të Anglisë, në një garë të nisur për dezertimin e konsevartorëve nga ligjvënësi Mark Reckless.
Reuters raporton se fitorja e Partisë së Pavarur do të prishë marrëdhëniet me bizneset, investitorët dhe partnerët eurpainë, të cilët kanë frikë se Britania mund të dalë nga Bashkimi Europian.
Konservatorët duken më në rrezik nga partia populiste, suksesi i së cilës mund t’i kushtojë Cameron vende të rëndësishme në zgjedhjet e majit të 2015-ës.
Analistët vlerësojnë se humbja është goditje serioze për Cameron, pasi ai mobilizoi të gjitha forcat për të mbajtur Rochester, duke e vizituar zonën pesë herë përpara votimit të së enjtes.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com