Britania bën thirrje për bashkëpunim në Evropë përballë së djathtës së skajshme

Britania bën thirrje për bashkëpunim në Evropë përballë së djathtës së skajshme

Kryeministri britanik Keir Starmer

Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu shqetësimin për kërcënimin në rritje që paraqesin grupet e ekstremit të djathtë në Britani dhe u bëri thirrje partive politike progresiste në gjithë Evropën që të punojnë së bashku për të përballuar këtë sfidë të përbashkët.

Britania u përfshi nga protestat kundër emigrantëve në fillim të muajit, pasi një sulm vdekjeprurës me thikë në një klasë vallëzimi për fëmijë u pasua nga pretendimet e rreme, të mbështetura nga elementët e së djathtës ekstreme, se sulmuesi ishte një azilkërkues mysliman.

Duke folur të mërkurën gjatë një vizite në Gjermani, ku Alternativa për Gjermaninë, një parti kundër imigracionit është forcuar, zoti Starmer tha se populizmi do të zbehet nëse përmirësohen kushtet për njerëzit dhe premtoi se në Britani një gjë e tillë do të realizohet përpara se të përfundojë mandati i tij i parë.

"Ne në Britani duhet të jemi të vëmendshëm ndaj sfidës të së djathtës ekstreme dhe populizmit dhe nacionalizmit. Ka disa arsye për shqetësimin tim, si ajo që po ndodh në Britani, ose ajo që po ndodh në vendet e tjera evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë”, u tha ai gazetarëve.

Partia Laburiste e qendrës së majtë e zotit Starmer arriti një fitore dërrmuese në zgjedhje në fillim të korrikut, në kontrast me fitoret e fundit nga e djathta ekstreme në Evropë.

Por, trazirat kundër emigrantëve ishin kriza e parë madhore për qeverinë e tij.

Vizita e tij në Gjermani synonte rigjallërimin e marrëdhënieve të Britanisë me një nga aleatët e Bashkimit Evropian. Të mërkurën në mbrëmje ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Paraolimpike dhe të enjten pritet të ketë bisedime me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Gentjan Bejtjas, policia ka identifkuar një nga ekzekutorët

Vrasja e Gentjan Bejtjas, policia ka identifkuar një nga ekzekutorët