Britania për herë të parë po dërgon helikopterë në Ukrainë, deklaroi sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Ata do të jenë helikopterët e parë të pilotuar që do të dërgohen nga Britania e Madhe që nga fillimi i luftës dhe janë siguruar së bashku me një program trajnimi gjashtë-javor.
Britania tha gjithashtu se do të sigurojë 10,000 fishekë artilerie, raportojnë mediat e huaja.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën ishte "e palëkundur".
“Mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur. Këto raunde shtesë artilerie do të ndihmojnë Ukrainën të sigurojë tokën që ka rimarrë nga Rusia javët e fundit”, tha Wallace.
Ai është aktualisht në Norvegji duke takuar aleatët për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
Lajmi kryesor:
Sulmet ruse lënë Kievin në errësirë! Ikin dritat dhe në Moldavi! E shpalli Rusinë ‘shtet terrorist’, Parlamenti i BE-së, 'pre' e sulmeve kibernetike nga Moska











