Britania dhuratë Shqipërisë makina për transportin e të burgosurve, së shpejti bllokohen valët e telefonave

Britania dhuratë Shqipërisë makina për transportin e të burgosurve, së shpejti bllokohen valët e telefonave

Automjetet e dhuruara nga Qeveria Britanike

Britania e Madhe i ka dhuruar Ministrisë së Drejtësisë, makina për transportin e të burgosurve.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e vlerësoi këtë dhuratë, një shenjë se "partnerët ndërkombëtarë nuk po lëkunden, ndaj tentativave që kërkojnë të pengojnë Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe rrjedhimisht përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve shqiptarë". Këtu, ministrja i referohet situatës politike në vend, me opozitën jashtë parlamentit dhe me protestat e dhunshme kundër qeverisë.

"Këto automjete të dhuruara sot nga Britania e Madhe, do të rrisin sigurinë  për shoqërimin e personave të dënuar, nga një institucion në tjetrin, ose në gjykata duke lehtësuar dhe rritur sigurinë në sistemin e burgjeve", tha Gjonaj.

Ministrja tha se vitin e ardhshëm, do të investohen disa milionë paund në sistemin penitenciar.

Gjonaj solli në vëmnejde ngritjen e sallës Operacionale që monitoron burgjet e vendit 24 orë më kamera, një investim i qeverisë, që sipas saj "ka rritur ndjeshëm sigurinë në burgje dhe ka bërë që kontrolli tashmë të mos kufizohet vetëm në një sallë por në disa salla për të kontrolluar të gjitha veprimet që kryhen në institucione."

Në përfundim ajo tha se"falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit si dhe me mbështetje të Ambasadës Britanike, do të vendosen në funksion shumë shpejt pajisjet për bllokimin e valëve të telefonave, "çka do të ndaloje një gangrenë të trashëguar lidhur me komunikimin në mënyrë të pakontrolluar me botën jashtë".

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tuçi: 07/03/2019 09:14

    As me ble 3 furgona s'kanë lekë. Shtet I mbaruar.

    Përgjigju
  • no-name: 06/03/2019 16:02

    Bosh i sollen apo plot?

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/03/2019 13:50

    Hahaha hahaha do esjellin tip anglez vetem fb ist WhatsApp

    Përgjigju
    • Fredi: 07/03/2019 20:41

      Ngele duke larë haletë e botës!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren