Britania do të shpallë Wagner-in organizatë terroriste

 

Wagner, grupi mercenar rus, fati i të cilit tashmë është në pikëpyetje të madhe pas vrasjes së ish kreut Prigozhin, pritet të shpallet shumë shpejt organizatë terroristë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Vendimi është gati dhe pritet të kalojë në Parlament së shpejti. Vendimi do ta bënte të paligjshme të jesh anëtar ose të mbështesësh organizatën si dhe do të lejojë që pasuritë e grupit të kategorizohen si pasuri terroriste dhe të sekuestrohen.

Vendimi u paralajmërua nga Sekretarja i Brendshëm Suella Braverman, e cila tha se Ëagner ishte "i dhunshëm dhe shkatërrues... një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit.

“Puna e Wagner në Ukrainë dhe Afrikë është një "kërcënim për sigurinë globale". Vazhdimi i aktiviteteve destabilizuese të Wagnerit vetëm sa vazhdojnë t'i shërbejnë qëllimeve politike të Kremlinit. Ata janë terroristë.”

Wagner ka luajtur një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, si dhe në operimin në Siri dhe vende në Afrikë, duke përfshirë Libinë dhe Malin. Luftëtarët e këtij grupi janë akuzuar për një sërë krimesh duke përfshirë vrasjen dhe torturimin e qytetarëve ukrainas.

E ardhmja e grupit u hodh në pasiguri në fillim të këtij viti kur udhëheqësi i tij Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër udhëheqësve ushtarakë të Rusisë. Prigozhin, i cili themeloi grupin në vitin 2014, vdiq në një aksident të dyshimtë avioni së bashku me figura të tjera të Wagnerit më 23 gusht dhe u varros në Shën Petersburg.

Grupi Wagner është dobësuar seriozisht nga rebelimi i dështuar në qershor kundër gjeneralëve rusë, si dhe nga vdekja e lidershipit të tij të lartë. Por ndalimi i tij me ligj do ta bëjë më të vështirë për anëtarët që të lëvizin para, ndërkohë që do të sigurojë një bazë ligjore për ukrainasit dhe të tjerët për të paditur Wagner për potencialisht miliarda paund kompensim përmes gjykatave britanike.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm rus në një treg në Donetsk, 16 viktima! Bukuresht: Sovraniteti i një vendi të NATO-s është shkelur! Blinken në Kiev: Përparim në kundërofensivë


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës