Britania e interesuar për marrëveshjen Shqipëri-Itali, avokati Hasani për Report Tv: S’mund të kthehemi në vend që strehohen emigrantët e shteteve tjera

Avokati Naim Hasani ka komentuar në Report Tv ambiciet e qeverisë britanike për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët ka ngjallur interes në Britani, ku kryeministri Keir Starmer u takua me homologen Giogia Meloni dhe në fokus të bisedave ka qenë edhe ky pakt. Në disa dalje qeveria britanike ka thënë se do shohë si funksionon marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë.

Avokati Hasani tha për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agllliu se qeveria e Starmer ka përmirësuar raportet me Shqipërinë, duke kujtuar edhe retorikën e ashpër të konservatorëve duke i quajtur emigrantët shqiptarë si pushtues apo kriminelë.

“Britania ka kaluar 2 vite të trazuara sa i përket trajtimit të emigrantëve të paligjshëm, kemi rritje të vazhdueshme të numrit të emigrantëve që rrezikojnë jetën me gomone. Qeveria e kaluar kishte epiqendër trajtimin e emigrantëve shqiptarë si problemi kryesor i emigracionit, kemi trajtuar sjelljen e Braverman e cila nuk hezitonte ti quante shqiptarët pushtues dhe kriminelë. Por me largimin e qeverisë konservatore dhe kthimin e laburistëve kemi pasur një përmirësim dramatik të raporteve të qeverisë britanike sa i përket sjellje së saj në raport me shqiptarët, ku shumë rrallë përdoret edhe media termi shqiptaret problemi kryesor i emigracioneve”, tha Hasani.

Hasani thotë se lufta ndaj emigracionit të paligjshëm është prioritet i qeverisë britanike dhe se masat do jenë shumë të ashpra për kthimin e çdo emigranti që nuk përmbush kriteret.

“Do jetë një qeveri e drejtë por e ashpër sa i përket emigracionit të paligjshëm. Qeveria është shprehur qartë se do respektojë çdo konventë ndërkombëtare dhe të drejtat ndërkombëtare. Qeveria britanike është e interesuar për trajtimin e kërkesave të çdo emigranti, por do jetë e ashpër për trajnimin ë mënyrë të shpejtë dhe kthimin sa më parë të atyre që s’kanë të drejtë të qëndrojnë. Po shqyrtojnë mundësinë për disa vendi si Siria, Afganistani, ku mund t’i japin leje të përkohshme qëndrime për një kohë të caktuar derisa situata të përmirësohet në vendin e tyre. Fokusi do jetë në vënien para drejtësisë të të gjithë trafikantëve që organizojnë këtë trafik të tmerrshëm ndërkombëtar”, vijoi Hasani.

Një koment, Hasani e ka edhe për Shqipërinë, duke thënë se nuk duhet të kthehet në një vend ku shtete të tjera synojnë të sjellin emigrantët e paligjshëm.

“Shqipëria nuk duhet të shndërrohet në një vend ku secili vend kërkon të dërgojë emigrantët që nuk i dëshiron. Duhet të bashkohet me BE apo edhe Britaninë e Madhe në luftën kundër emigracionit duke zbatuar standardet demokratike dhe duke forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri duke mos e bërë një vend që prodhon emigrantë të paligjshëm, por që ofron stabilitet”, tha Hasani.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Shpërthime të koordinuara nga Izraeli, plagosen qindra anëtarë të grupit të Hezbollah në Liban

Lufta/ Shpërthime të koordinuara nga Izraeli, plagosen qindra anëtarë të grupit të Hezbollah në Liban