Nё grindjen mes dy vendeve shkaku janё dy anije. Fillimish tbritanikёt bllokuan njё anije iraniane ҁisternё nё Gjibraltar. Irani menjёherё pas kёsaj konfiskoi njё anije britanike. Londra kёrcёnon me sanksione.
Ministri i Jashtёm i Britanisё sё Madhe Hunt mund tё shpallё masa diplomatike dhe ekonomike, njofton "Daily Telegraph". Ndёr kёto masa mund tё jetё edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, sipas kёtyre njoftimeve, mund tё insistojё, qё tё rivendosen sanksionet e OKB-sё dhe tё BE-sё kundёr. Sanksionet u shfuqizuan mё 2016 pas marrёveshjes atomike me Iranin.
Britania e Madhe i kёshillon anijet tregtare britanike, tani pёr tani t'i shmangen kёtij kalimi tё rёndёsishёm detar kryesisht pёr tregtinё mbarёbotёrore tё naftёs. Ministri i Jashtёm, Jeremy Hunt, shkruante (20.0) nё Twitter, qё ky veprim i Iranit ёshtё "njё shenjё shqetёsuese", se Irani "mund tё ndjekё njё shteg tё rrezikshёm tё qendrimit ilegal dhe destabilizues". "Reagimi ynё do tё jetё i menduar mirё, por robust", deklaroi ai.
Perёndimi kёrkon lirimin e anijes britanike ҁisternё
Ministria e Jashtme nё Berlin i bёri thirrje "insistuese" Teheranit, qё ta "lirojё menjёherё" anijen ҁisternё, e cila lundron nёn flamurin britanik. "Qeveri Gjermane e dёnon ashёr bllokimin e anijes tregtare nё Gji", deklaroi njё zёdhёnёs i ministrisё. "Kjo ёshtё njё ndёrhyrje e pajustifikueshme ndaj njё lundrimi civil, gjё qё e ashpёrson edhe mё tej gjendjen e tensionuar." Njё tjetёr pёrshkallёzim, sipas deklaratёs, "do t'i minonte tё gjitha pёrpjekejt qё po vazhdojnё pёr gjetjen e njё rrugёdaljejej nga kriza aktuale."
Ngjashёm ёshtё shprehur edhe Franca. Ministria e Jashtme nё Paris e dёnoi rreptё bllokimin e anijes britanike dhe shprehu "shqetёsim tё madh" pёr incidentit.
Gjendja tej mase e acaruar
Edhe SHBA e dёnuan veprimin e palёs iraniane nё ngushticёn e Hormusit. Uashingtoni deklaroi, se do ta pёrforcojё edhe mё shumё praninё ushtarake tё SHBA-sё nё rajonin e Gjirit. Pёr herё tё parё qё nga viti 2003 do tё dislokohen sёrish trupa tё SHBA-sё nё Arabinё Saudite. Mediat amerikane bёjnё fjalё pёr 500 forca. DW