Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Conell deklaroi sot se, vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat dhe veçanërisht atë ekonomike.
Gjatë takimit të parë informues me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ambasadori O'Connell tha se është koha kur bashkërisht duhet të orientohemi në drejtim të zhvillimit ekonomik.
"Kosova ka kaluar fazën e tranzicionit dhe duhet vërtet të bëhet më tepër në zhvillimin ekonomik. Unë premtoj se në mandatin tim do të bëjë çmos që këto synime të realizohen dhe do të jem një zë i fuqishëm karshi institucioneve vendore që të luftohen dukuritë negative dhe të përmirësohet ambienti i të bërit biznes", tha ai.
Ambasadori O'Connell tha se do të angazhohen që në një të ardhme të afërt të ketë sa më shumë biznese nga vendi i tij në Kosovë.
"Rrugëtimi i Kosovës drejt familjes evropiane duhet të jetë i përqendruar jo vetëm në dimensionin politik, por edhe në atë ekonomik", përfundoi ambasadori britanik.
Kryetari Gërxhaliu tha se pa mëdyshje Britania e Madhe është njeri ndër partnerët më strategjik të proceseve në Kosovë dhe shprehu falënderimin e OEK-ut për kontributin e këtij shteti mik.
"Është koha kur bashkërisht duhet të drejtohemi nga zhvillimi ekonomik dhe prioritet i prioriteteve të jetë ekonomia. Që të kemi efektet pozitive në këtë drejtim duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit dhe partneriteti me Britaninë e Madhe është i rëndësisë thelbësore për ardhmërinë e Kosovës", tha kryetari i Odës./atsh/
/Shqiptarja.com