Britania e Madhe do të zhvillojë një samit anti-ISIS të enjten e ardhshme, ku do të do të marrin pjesë dhe vendet arabe partnere të koalicionit amerikan të sulmeve ajrore kundër militantëve të shtetit islamik.
Sipas një burimi zyrtar nga ministria e jashtme Britanike, thuhet se pjesë e këtij samiti do të jenë ministrat e jashtëm të 20 shteteve, përfshirë dhe ato Arabe, ku do të diskutohet për hapat të mëtejshmë në luftën për shkatërrimin e grupit të ISIS, që kontrollon zona të mëdha në Irak dhe Siri.
Bisedimet do të fokusohen në kërcënimin e luftëtarëve të huaj, në fushatën ushtarake kundër isis, burimeve të saj financiare dhe çështjeve të ndihmës humanitare.
Sipas shërbimeve të sigurisë Europiane, thuhet se mijëra myslimanë të Europës janë rekrutuar nga isis në luftën ekstremiste në Siri dhe Irak. Sipas tyre dyshohet se më shumë se 600 anglezë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për të luftuar, dhe se gjysma e tyre janë kthyer në vendlinjen e tyre në britani ashtu si dhe në shumë vende të tjera europiane.
Sekretari i Jashtëm Britanik, Philip Hammod dhe homologu i tij Amerikan, John Kerry, do të jenë prezentë në këtë samit, që zhvillohet pak ditë pas nënshkrimit të një marrëveshje për ndarjen e hetimeve në parandalimin e radikalizmit dhe dhunës ekstremiste fetare.
Pritet që pas këtij takimi të ndryshojnë dhe hapësirat ligjore të agjensive të sigurisë për kryerjen e hetimeve në zbulimin e personavë të dyshuar si pjesë e organizatave terroriste.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com