Britania e Madhe-Studimi: 75% e pacientëve ndiejnë efektet e COVID-19 edhe muaj pasi janë shëruar

Britania e Madhe-Studimi: 75% e pacientëve ndiejnë efektet e COVID-19 edhe muaj pasi janë shëruar

Sipas një studimi të ri në Britaninë e Madhe, pothuajse tre të katërtat e pacientëve kanë raportuar simptoma të koronavirusit të ri (COVID-19) edhe tre muaj pas shërimit prej infeksionit.

Studimi mbi 110 pacientë u krye nga shërbimi shëndetësor kombëtar “North Bristol NHS Trust”, në kuadër të projektit të saj Discover, që synon të identifikojë efektet afatgjata të virusit COVID-19.

Studimi zbuloi se 81 nga 110 pacientë të anketuar pas 12 javësh përjetuan simptoma, përfshirë vështirësi në frymëmarrje, lodhje të tepërt dhe dhimbje të muskujve.

Edhe pse shumica ishin shëruar nga simptomat e para, të tilla si ethe, kollitje dhe humbje të nuhatjes, ata ende luftonin për të kryer detyrat themelore, si larjen dhe veshjen, duke mos përmendur edhe kthimin në punë.

“Ende ka shumë gjëra që nuk dimë për efektet afatgjata të koronavirusit, por ky studim na ka dhënë një pasqyrë të re se me çfarë sfidash mund të jenë përballur pacientët gjatë shërimit të tyre dhe do të na ndihmojë të përgatitemi për ato nevoja”, theksoi Rebecca Smith nga North Bristol NHS Trust.

Projekti Discover përfshiu 163 pacientë në këtë studim, 19 prej të cilëve kanë humbur jetën. Pjesa tjetër u thirr për kontroll pas tre muajve dhe 110 prej tyre morën pjesë.

David Arnold, i cili drejton projektin ‘Discover’, theksoi se studimi përshkroi ato që na kanë thënë shumë pacientë të prekur nga koronavirusi.

Ata ende kanë vështirësi në frymëmarrje, ndjehen të lodhur dhe nuk flenë mirë disa muaj pas prekjes nga virusi.

“Megjithatë, me siguri, anomalitë në rrezet X dhe testet e frymëmarrjes janë të rralla në këtë grup. Puna e mëtejshme në projektin Discover do të na ndihmojë të kuptojmë pse ndodh kjo dhe si mund t’i ndihmojmë të sëmurët me koronavirus”, theksoi Arnold.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin