Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm

Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani ka folur në Report Tv mbi ligjin e miratuar nga parlamenti britanik që i hap rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda. Hasani u ndal edhe në tragjedinë në ujërat francezë, ku 5 emigrantë humbën jetën pas mbytjes së një varke, në tentativë për të kaluar nga Franca dhe Britania.

Kjo tregon sipas Hasanit, se sa i pashpirt është ky ligj dhe sa i paligjshëm. Në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, avokati thotë se qeveria e Sunak ka dalë mbi vendimin e gjykatës Supreme e cila me një vendim të saj e cilësoi ligjin të paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.

"Në ditën që është miratuar ky ligj, kemi pasur në orët e para të mëngjesit tragjedi në brigjet franceze, ku një gomone që po përpiqej të kalonte nga Franca drejt Britanisë është mbytur. Flitet për 5 të vdekur, por ende nuk është përcaktuar numri i saktë. Kjo tragjedi është një rikujtim i asaj përpjekje të dëshpëruar i emigrantëve për të kaluar nga Franca drejt Britanisë.

Është rikujtim sa i pazbatueshëm, sa i pashpirti, i paligjshëm është ky ligj që qeveria e Sunak e ka miratuar. Ishte Gjykata Supreme që në fund të vitit të kaluar e quajti të paligjshëm kthimin e emigrantëve në Ruanda, tha që është e pasigurt. Nuk mund të kalosh ylberin dhe me një ligj nga shumica jote parlamentare dhe të thuash që Ruanda është e sigurt”, tha Hasani për Report Tv.

Me miratimin e ligjit në parlament dhe më pas në Dhomën e Lordëve, Hasani thekson se tashmë Gjykatat e Britanisë nuk kanë fuqi që shprehen përballë këtij ligji. Madje, Sunak ka kërcënuar se nëse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut do kundërshtojë miratimin e këtij ligji, Britania do të dalë edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata s’kanë fuqi të shprehen përballë këtij ligji, ky ligj i heq të drejtën gjykatave për të marrë vendim si ai i nëntorit të vitit të kaluar. Ky ligj e nxjerr Britaninë në një përballje me Gjykatën Europaine të të Drejtave të Njeriut. Sunak e ka të bërë të qartë se Gjykatën Europaine të të Drejtave të Njeriut do kundërshtojë vendimin, do marrë vendimin ekstrem për të dalë nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Hasani.

As emigrantët shqiptarë që kalojnë përmes La Mansh drejt Britanisë nuk do t’i shpëtojnë dërgimit në Ruanda.

“Sunak e bëri të qartë se fluturimet dhe avionët janë gati. Do jenë edhe shqiptarët që do përfshihen në këtë grup. Është betejë personale e Sunak, politika kryesore e qeverisjes. Është paralajmëruar që ky ligj është i pazbatueshëm, i paligjshëm.

Shqiptarët s’do kenë asnjë dallim, shqiptarët nëse kanë kërkuar azil dhe vijnë në mënyrë ilegale, s’do të veçohen. Janë pjesë e grupit që qeveria do veprojë menjëherë për t’i dërguar në Ruanda”, tha Hasani.

Avokati thekson se duhet që trafikantët të përballen me drejtësinë dhe jo të merren këto masa të pashpirta ndaj emigrantëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/04/2024 04:50

    Zoti e shpetofte tani Ruanden nga shtepite e barit dhe cunat e Londres!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit