Britania merr pjesë në takimin e parë të klubit të kombeve evropiane! Truss do diskutojë me Shqipërinë dhe Francën çështjen e flukseve migratore

Britania merr pjesë në takimin e parë të klubit të kombeve evropiane! Truss do diskutojë me Shqipërinë dhe Francën çështjen e flukseve migratore

1664896138_1200630052e63a0fca638d297b9f34f90816cc1.jpg

BRITANI E MADHE- Kryeministrja Liz Truss ka rënë dakord të takohet me liderë të tjerë evropianë në një "klub të kombeve" të ri politik dy ditë më vonë. Samiti inaugurues i Komunitetit Politik Evropian (EPC), i propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, do të takohet në Pragë të enjten e ardhshme.

Edhe pse Mbretëria e Bashkuar votoi në vitin 2016 për t'u larguar nga BE, ajo është në mesin e më shumë se një duzinë vendeve joanëtare të BE-së të ftuara për t'u bashkuar me anëtarët e BE-së për të diskutuar sigurinë dhe energjinë.

Në një artikull të botuar nga Politico thuhet se kryeministrja e Britanisë, Liz Truss pritet të diskujtojë me Shqipërinë e Francën çështjen e flukseve migratore. Ky diskutim vjen fill pas lajmeve të shumta për azilkërkuesit të cilët mbërrijnë në varka të vogla në Britani.

Debati rreth azilkërkuesve që mbërrijnë me varka të vogla është disi më pak i ethshëm se në gushtin e kaluar, kjo për shkak se nuk është tema kryesore e garës së lidershipit konservator. Ashpërsia e krizës së kostos së jetesës, lufta në Ukrainë dhe një thatësirë ​​alarmante bëjnë që mendjet të përqendrohen diku tjetër. Fatmirësisht, kohët e fundit nuk ka pasur mbytje pas fundosjes tragjike në të cilën vdiqën më shumë se 30 persona në nëntor.


Lajmi kryesor:

Takimi i Komunitetit politik Europian mbahet më 6 tetor në Pragë, e pranishme edhe Shqipëria! Diskutime për paqen, sigurinë, energjinë dhe situatën ekonomike


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë