Britania në alarm/ 4 fëmijë humbin jetën nga një bakter i rrezikshëm, zbulohen simptomat

Britania në alarm/ 4 fëmijë humbin jetën nga një bakter i rrezikshëm, zbulohen simptomat

4 fëmijë kanë humbur jetën dhe një tjetër është dërguar në spital pas shpërthimit të një bakteri në Angli. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se fëmijët u infektuan me bakterin streptokok të grupit A.

Zyrtarët shëndetësorë lëshuan paralajmërime për prindërit dhe stafin e shkollës për shenjat dhe simptomat e infeksionit, raportojnë mediat e huaja.

Këto përfshijnë dhimbje fyti, ethe dhe infeksione të vogla të lëkurës. Në raste të rralla, mund të bëhet një sëmundje e rëndë dhe kushdo me temperaturë të lartë, dhimbje të forta muskulore, dhimbje në një zonë të trupit dhe të vjella ose diarre të pashpjegueshme duhet të kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore.

“Infeksionet streptokoke të grupit A zakonisht rezultojnë në sëmundje të lehta dhe informacioni është ndarë me prindërit dhe stafin për shenjat dhe simptomat. Këto përfshijnë dhimbje të fytit, ethe dhe infeksione të vogla të lëkurës dhe mund të trajtohen me një kurs të plotë të antibiotikëve nga mjeku i përgjithshëm. Në raste të rralla, mund të jetë një sëmundje e rëndë dhe kushdo me temperaturë të lartë, dhimbje të forta muskulore, dhimbje në një zonë të trupit dhe të vjella ose diarre të pashpjegueshme duhet të telefonojë NHS 111 dhe të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore”, tha një mjek.

Të premten, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) njoftoi se një fëmijë i katërt, një nxënës i shkollës fillore në Ealing, në perëndim të Londrës, kishte vdekur nga bakteri, ndërsa prindërit e një djali katër vjeçar nga Buckinghamshire thanë se fëmija i tyre vdiq nga i njejti bakter.

Bakteret streptokoke të grupit A mund të shkaktojnë shumë infeksione të ndryshme, duke filluar nga sëmundje të vogla deri te sëmundjet vdekjeprurëse. Ky bakter i rrezikshëm prek më së shumti fëmijët e vegjël, por mund të trajtohen lehtësisht me antibiotikë.

Zyrtarët shëndetësorë kanë parë një rritje të vogël të rasteve të bakterit, i cili mund të shkaktojë ethe dhe vdekje megjithëse në raste të rralla.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD