Në Samitin e pestë për Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Londër, Britania e Madhe do të kërkojë nga vendet e Ballkanit jo vetëm luftë ndaj korrupsionit, arrestime të korruptuarve por edhe sekuestrim të parave të përfituara nga korrupsioni apo krimi organizuar. Këtë e paralajmëroi nga Tirana Andrew Page, koordinatori i Samitit te Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Britaninë e Madhe më 10 korrik 2018.
Sëbashku me ekipin tim vizitoj rregullisht rajonin për të ndihmuar agjencitë ligj-zbatuese , agjencitë e inteligjencës përfshi ato të hetimit duke përdorur eksperiencën tonë në samitin e Londrës në 2016 kundra korrupsionit. Ky samit u fokusua në atë që ne e quajmë ndjekja se ku shkojnë paratë e korrupsionit. Pra nga faza e parandalimit të korrupsionit ne duam të avancojmë tek ndëshkimi. Kjo do të thotë ndjekje e parave të përftuara nga korrupsioni dhe pasurisë së pajustifikuar. Në disa raste paratë vinë nga korrupsioni ose krimi organizuar.
Andrew Page, koordinatori i Samitit te Ballkanit Perëndimor
Andrew Page gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, u ndal edhe në shqetësimin që paraqet influenca ruse në rajonin e Ballkanit perëndimor.
Ne jemi të shqetësuar nga fakti nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë progres drejt BE apo edhe për t’ju bashkuar NATOs. Kjo do të thotë së janë vende të tjera që duan të influencojnë në këtë rajon. Kjo do te thotë se ata nuk kanë qëllimet e mira që ne kemi në Angli apo familjen europiane. Kjo duhet të na shqetësojë. E kështu nëse vendet tuaja duan të shkojnë drejt BE ne jemi në kushtet që duam t’ju ndihmojmë. Ne mendojmë se vende të tjera nuk mund ta bllokojnë këtë.
Andrew Page, koordinatori i Samitit te Ballkanit Perëndimor
Andrew Page, koordinatorit te Samitit te Ballkanit Perëndimor tha se megjithëse Anglia në 2019 do të dalë nga unioni europian interesi për fuqizimin e Ballkanit perëndimor dhe aderimin në familjen europiane nuk do të ndalet apo ndryshojë.