Britaniku Tyson Fury mposht me nokaut shqiptarin Sefer Seferi

Ashtu siç pritej, boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka fituar me nokaut në raundin e katërt ndaj shqiptarit Sefer Seferi, një duel me 10 raunde zhvilluar në Manchester.

Kjo ishte sfida e parë pas më shumë se dy vitesh e gjysmë pushim për Fury, që rikthehet në ring me misionin për të rimarrë titujt kampionë. Dhe në këtë rinisje të aventurës, britaniku nuk zhgënjeu, duke korrur fitoren e 26-të në karrierën e tij me asnjë humbje, ndërsa Seferi pësoi humbjen e dytë, teksa ka edhe 23 fitore.

Një duel midis Davidit dhe Golias mund të cilësohej ky duel, por këtë herë nuk pati surpriza, pasi Fury fitoi pa djersitur shumë ndaj Seferit.

Për gati tri raunde, dueli është më shumë qesharak, pa shumë aksion dhe emocione, pasi Fury mendon më shumë të argëtojë fansat me veprimet e tij se sa të boksojë, siç është edhe puthja që i dha në buzë Seferit para se të niste dueli, apo të vështronte në sallë pa u shqetësuar teksa kishte filluar një sherr masiv mes tifozëve.

Seferi tenton hera-herës të sulmojë Furyn, por është më i shkurtër dhe Fury e mban mirë larg vetes, duke kontrolluar duelin dhe lëshuar ndonjë grusht të fortë, ndërkohë që gjyqtari i fton të jenë më luftarakë në ring.

Në raundin e katërt Fury nis të jetë më agresiv me grushtet e tij dhe vë në vështirësi Seferin. Edhe pse ky raund mbyllet dhe bëhet gati të nisë raundi i pestë, boksieri shqiptar vendos që të mos rikthehet më në ring, pasi nuk është më në ngjendje të duelojë dhe përballojë ritmin e forcën e Fury. U përfol se Seferi është dëmtuar dhe kjo u konfirmua edhe nga stafi i tij.

Gjyqtari ndal ndeshjen dhe Fury fiton me nokaut në raundin e katërt, duke korur kështu suksesin e parë pas 28 muajsh pushim dhe duke hapur rrugën kështu për t’u ndeshur për titullin kampion bote, që e mbante para dy vitesh përpara se të dënohej për përdorim kokaine.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boksieri: 10/06/2018 14:38

    Gjithe ndeshja ishte nje fallcitet. Seferi nuk duhet te boksoj me. Doli aty vetem per tu paguar e jo per tu perballur. Mire qe nuk ka seder qe eshte shqiptar dhe tallte k.qet anglezi me te, po te pakten sedren e boksierit ku e ka??? Shikoheni ndeshjen nga fillimi deri ne fund (mos u merzisni se nja kater raunde zgjat) dhe do ta kuptoni ca karikature ky i ashtuquajtur boksier eshte.

    Përgjigju
    • Radiculous: 11/06/2018 00:55

      ky seferi duket si llustraxhi e jo si boxier

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!