Britney Spears sjell koleksionin me të brendshme, seksi dhe luksoze

Britney Spears ka kaluar shumicën e jetës së saj gjysëm e zbuluar në skenë dhe tashmë këtë e ka kthyer në diçka të leverdisshme.

Këngëtarja po punon për të hedhur në treg koleksionin e saj me të brendshme në 9 shtator.

Ajo dëshiron që kostumet të jenë seksi, luksoze dhe të rehatshme në të njëjtën kohë.

britney spears

Ato do të shiten në dyqanet e Kanadsë dhe New Yorkut si dhe në websiten e saj www.berenecessities.com me çmim “pakice”, pasi nis nga 17$ në 69$.

Ajo do të hedhë në treg edhe parfumin e saj të 16 pas atij “Curious”, i cili pushtoi marketet në 2004.

Britney ka dy djem me ish-bashkëshortin e saj, Sean dhe Jaden, ndërkohë nuk ka fshehur dëshirën që të ketë edhe një vajzë.

Këngëtarja ka nisur lidhjen me David Lucadon që në Mars të vitit 2013 dhe dëshiron që të ketë një vajzë me të.
Redaksia Online          
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën