'Broja s'diskutohet'! Humbjet e Kombëtares, Ilirjan Alliu për Report Tv: S'kishim përgatitje fizike, jemi ekip mesatar dhe pa yje

Kombëtarja e futbollit humbi të dyja miqësoret e marsit, ato kundër Kilit dhe kundër Suedisë. Për Studio Live në Report Tv ish-futbollisti i Kombëtares Ilirjan Alliu tha se Armando Broja nuk duhet të diskutohet më, pasi është deçiziv në fushë.

Për të, në dy ndeshjet e humbura mungoi përgatitja fizike dhe lodhja nga ngarkesa e sezonit, teksa në Euro 2024 do jetë një ekip i freskët, nisur edhe nga motivimi. Forca e grupit, këtu mëshon Alliu, pasi ne nuk kemi yje që mund të bëjnë diferencën të vetëm.

"Miqësoret? Kemi bërë eliminatore të mira dhe i kemi dhënë meritat. Në miqësore gjithçka varet nga këndvështrimi i trajnerit, tifozët të jenë të qetë. Në këto ndeshje shihen alternativat dhe trajneri ka kohën e tij për të gjetur skemën në tre ndeshjet e Euro 2024.

Të gjithë e dimë se pavarësisht motivimit, një ndeshje miqësore nuk merr vlerë me ato zyrtare. Ne jemi ekip mesatar pa yje dhe duhet të japim më shumë se 100 përqind.

Na duhet përqëndrim dhe duhet të nxjerrim ndeshje me nivel. Ne na mungon klasi për të mbuluar defektet. Me Kilin ishim dobët, nuk krijuam raste. Ajo ishte një ndeshje e errët.

Problemi? Fryma është një në ekip, ose ekipi është i mobilizuar ose nuk është. Ekipi nuk kishte përgatitje fizike. Edhe lojtarët kanë ngarkesa në këtë periudhë, lojtarët janë të lodhur. Ramadani përshembull binte në sy që nuk kishte freski fizike.

Nuk kemi pse mërzitemi, këto janë teste miqësore. Nuk është kjo Kombëtarja në Evropian, do kemi përqëndim të lartë.

Armando Broja? Ka një vit e disa muaj pa luajtur dhe ishte dilemë për ne forma e tij. Kemi pritshmëri për lojtarët, por duhet kohë për aspektin fizik. Broja bëri 77 minuta fantastike me Suedinë. Ishte i freskët fizikisht, i qetë dhe i qartë në fushë. Mbante dy lojtarë kundërshtarë, për 77 minuta nuk humbi topin. Bënte vrap në fushë, rrezikonte dhe në çdo rast që e ndalonin faulli ishte në anën tonë.

Ne nga Broja presim gola. Duhet t'i sigurosh ndihmë nga pas për golat, ai merrte topin nga mesi i fushës. Trajneri s'e diskuton më, ai do jetë maja e sulmit dhe urojmë mos ketë dëmtime.

Presioni dhe pesha e fanellës? Është trysni pozitive, më mirë se mos të shohë askush. Ka një karikim dhe në planin psikologjik trajneri e administron mirë këtë anë. Vjen nga nivele të larta, ka luajtur me Arsenalin dhe Barcelonën. Kanë fat lojtarët tanë sepse kanë Sylvinhon dhe Zabaletën, lojtarët të shfryjnë presionin duke parë se kë kanë në stol. Nuk është e thjeshtë të luash për Brazilin, ç'duhet të themi me ata që luajnë për Brazilin?

Porta? Ka qenë gjithmonë në balotazh, e vërteta është se dy portierët tanë nuk luajnë me ekipet e tyre. Berisha e fitoi stolin në Serie A", tha Ilirjan Alliu.

Ish-futbollisti i Kombëtares bëri edhe një listë me lojtarët që i sheh në Euro 2024 si bazën e ekipit. Lista: Gjimshiti, Ismajli, Balliu, Hysaj, Mitaj, Kumbulla (Veseli) në balotazh. Mesi i fushës; Ramadani, Asllani, Bajrami, në sulm Asani, Seferi, Broja, Cikalleshi.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025