Broja shkëlqen në 'Boxing Day', West Ham s'e ndal dot! City shpartallon Leicester, 22 gola në 4 ndeshje të Premier League

Boxing day’ në Premier League, ose siç njihet ndryshe një ditë pas Krishtlindjeve, edhe këtë vit ka prodhur spektakël të pafund. Në katër ndeshje të zhvilluara këtë të dielë në kampionatin anglez janë shënuar gjithsej 22 gola, ndërsa në fushë zbriti edhe futbollisti i Kombëtares Armando Broja.

Këtë herë sulmuesi 20-vjeçar nuk shnëoi, por shkëlqeu teksa ekipi i tij Southampton fitoi 2-3 në transfertën lonzdineze të Ëest Ham. Shqiptari mori një penallti, ndërsa kundërshtarët pranuan 3 kartona të verdhë për ta ndalur. Ndërkohë ndeshja më me shumë gola ishte ajo mes Manchester City-t dhe Leicester, me skuadrën e Pep Guardiolës që fitoi me shifrat 6-3.

Sakaq me goleadë ka fituar edhe Arsenal, pasi mposhti Norëich 0-5. Në këtë ndeshje shkëlqeu Saka me ‘dopietë’, ndërsa Arsenal pas krizës së madhe në fillim sezon tani renditet përkohësisht në vendin e katërt. Edhe Tottenham-i i Antonio Conte-s mori tre pikët duke fituar 3-0 kundër Crystal Palace.

Vlen për t’u theksuar se edhe këtë javë Premier League anulloi tre sfida për shkak të problemeve që skuadrat kanë me pandeminë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës