Brokaj: Berisha do të përdorë
SHIU-n në zgjedhjet 2013

Brokaj: Berisha do të përdorë<br />SHIU-n në zgjedhjet 2013
TIRANE- Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se kryeministri Berisha po përgatitet që të përdorë strukturat inteligjente të shtetit shqiptar, SHISH dhe SHIU-n në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si më '96. Ai shpjegon dhe arsyet e armatosjes rëndë të SHIU-t dhe ndryshimet e shpejta në SHISH dhe strukturat e tjera.

Si ish-ministër i Mbrojtjes, si i konsideroni faktet që kanë nisur të dalin në lidhje me armatosjen rëndë të SHIU-t?
Ofensiva shumëdrejtimëshe për ngritjen në këmbë të strukturave që kanë të bëjnë me zgjedhjet, por dhe me ndikimin e tyre në këto zgjedhje-këtu futet loja me anëtarët e KQZ, zgjedhja e kryetarit të ri të SHISH, që sipas ish-kreut të këtij shërbimi, Fatos Klosi krey i ri është një nga njerëzit më të rëndësishëm të përzierë në zgjedhjet e majit të vitit 1996-ndryshimet në SHISH në këto kohët e fundit në 12 qarqet e vendit e në qendër, ndryshime e bëra në polici dhe ndryshimet drastike që do të pasohen, mbajtja peng e kreut të qarkut të Fierit, janë veprime këto të njohura nga socialistët e vjetër, si veprime që Berisha i bën gjithnjë për të ndikuar dhe shkatërruar zgjedhjet e radhës. Pra kryeministri të gjitha lëvizjet po i bën vetëm e vetëm që të ketë ndikim në zgjedhjet e 2013-tës, gjë që përpos shkatërrimit zor se arrin të ketë ndikim tjetër, për të kthyer rezultatin në favor të tij.

Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com  LEXO SHKRIMIN E PLOTE
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia