Brokoli me vezë dhe djathë në furrë
Përbërësit:
- 1 kokë brokoli
- 2 karota
- 1 qepë e vogël
- 4 vezë
- 150 gr djathë i bardhë
- 100 gr djathë kaçkavall
- 200 ml qumësht
- 1 lugë gjelle miell
- Kripë, piper, rigon
- Pak vaj ulliri për lyerjen e tavës
Përgatitja:

Ndajmë brokolin në lule, ndërsa karotat dhe qepën i kalojmë në rende. Në një tavë shtrojmë një letër pjekje. Të gjithë përbërësit i bashkojmë në një enë duke i trazuar mirë. I vendosim në tavë duke shtuar pak vaj ulliri. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 25-30 minuta, derisa të marrë pak ngjyrë.
Komento
Komente

