Brozi: Kurrë më partia mbi Kushtetutën! Zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor

Brozi: Kurrë më partia mbi Kushtetutën! Zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor

Kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të çdekretuar datën e zgjedhjeve, është rreshtuar edhe Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi. Në një reagim në rrjetet sociale, Brozi shkruan se askush, madje as presidenti nuk gëzon të drejtën për anuluar zgjedhjet.

"Uroj që shqiptarët më 30 Qershor 2019, pavarësisht nga bindjet politike e përkatësitë partiake, të ushtrojnë në paqe e qetësi të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të lejohet tua mohojë dhe grabisë zgjedhësve këtë të drejtë kushtetuese. Kurrë më partia dhe partitë mbi Kushtetutën e ligjin, por Kushtetuta dhe ligji mbi partitë, Presidentin, Qeverinë, politikanët e këdo tjetër. Vetëm atehërë Shqipëria mund të bëhet anëtare e denjë e familjes së Bashkimit Europian", shkruan Brozi.

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta, teksa opozita protestonte dhe Rama zhvillonte një nga takimet e tij elektorale, në një deklaratë për mediat njoftoi se kishte marrë vendimin për të anuluar zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Ky reagim ka sjellë reagime të shumta, mes tyre pro dhe kundër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat