Bruksel, arrihet marrëveshja për
vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Bruksel, arrihet marrëveshja për<br />vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi
Udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë kanë rënë dakord që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kemi rënë dakord që të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Gjithashtu do të provojmë të ulim tensionet, të veprojmë me përgjegjësi dhe të frenojmë veten”, është shprehur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç.

“Do të kërkoj personalisht nga ministri i Serbisë dhe zyrtarët serb që do të përfshihen në dialog që të veprojnë në bazë të marrëveshjes së arritur”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, pas përfundimit të takimit mes udhëheqësve të dy shteteve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se shpreson që Serbia ta përdorë këtë takim për tu qetësuar dhe për të qetësuar pretendimet nacionaliste.

Përgjigjja e Kosovës për thirrjet e luftës është paqja dhe normalizimi i marrëdhënieve”, u shpreh ai, duke shtuar se “Takimi ka ndihmuar udhëheqësit serb që të kuptojnë se Kosova është një vend i pavarur, me kushtetutën dhe ligjet e saj”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)