Bruksel, Ashton pret Daçiçin

Bruksel, Ashton pret Daçiçin
Sot në Bruksel, baronesha Kathrin Eshton do të presë në një takim kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Takimi do të realizohet vetëm një ditë pas vendimit të Qeverisë së Serbisë për zbatimin praktik të marrëveshjes së arritur për përfaqësimin e Kosovës në forumet e organizatat rajonale.

 Ndërkohë, zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë vlerësuar se takimi i sotëm i baroneshës Eshton me kryeministrin Daçiç, ka një rëndësi të madhe, për faktin se takimi do të qartësojë seriozitetin e qeverisë së re serbe kur është fjala për çështjet që ndërlidhen me Kosovën.

 Pritjet e BE-së nga Serbia tashmë janë deklaruar të jenë zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi