Bruksel, Ashton: Thaçi e Daçiç
mund të bëjnë marrëveshje

Bruksel, Ashton: Thaçi e Daçiç <br />mund të bëjnë marrëveshje
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka deklaruar sot në Bruksel se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic mund të arrijnë marrëveshje, “por gjithçka varet nëse do të mund të gjejmë zgjidhje për disa probleme serioze që kanë ata”.

Duke folur në forumin e Brukselit, i cili grumbullon personalitetet të shquara politike nga Evropa dhe Amerika, Ashton duke folur për takimet në Prishtinë dhe Beograd ka konstatuar se “ndër
 krerët shtetëror dhe liderët opozitarë ekziston vullneti i sinqertë që të arrihet marrëveshja”.

"Unë do të bëj çdo gjë që mundem që ata të kenë sukses në këtë ", ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së, transmeton Beta.

Ajo ka thënë se vlerëson shumë kryeministrat e dy vendeve Thaçin dhe Dacicin, “të cilët janë treguar të gatshëm të ulen së bashku pranë tavolinës dhe të takohen gjashtë herë ".

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset