BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian vazhdon ta konsiderojë Hamasin si organizatë terroristë dhe parashikoi se do të apelonte vendimin e Gjykatës për ta hequr nga lista e zezë, theksoi sot Komisioni Evropian.
Kjo tërheqje është një vendim i paligjshëm dhe jo një vendim politik i marrë nga qeveritë e Bashkimit Evropian që do të marrë në kohën e duhur veprimet e nevojshme duke përfshirë dhe një apelim të mundshëm", deklaroi Komisionit në një komunikatë.
"Bashkimi Evropian vazhdon ta konsiderojë Hamasin si një organizatë terroriste", nënvizoi në një konferencë shtypi Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit e ngarkuar me Punët e Jashtme.
"Vendimi ligjor është qartësisht i bazuar në çështjet proceduriale dhe nuk përfshin asnjë vlerësim nga Gjykata për arsyet bazë të cilësimit të Hamasit si organizatë terroriste", shtoi ajo. /
/ec/ a.jor.