BRUKSEL - Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka mbërritur sot në Bruksel për të diskutuar vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë.
Një ditë më parë, takimi i ministrave të jashtëm të BE-së në Milano diskutuan për masa më të ashpra si forcimin e embargos së armëve, zgjerimin e listës së individëve apo sektorët e synuar ekonomikë që do të sanksionohen.
Ndërkohë BE është e prirur për masa më të ashpra, fuqitë perëndimore sidomos Franca, Gjermania, Italia dhe Britania kanë frikë se dëmtojnë ekonomitë e tyre të brishta duke humbur biznesin rus. Ndërkaq, mësohet se Rusia po përgatitet të dërgojë autokolonën e dytë me ndihma për rajonet lindore të Ukrainës, të kontrolluara nga rebelët.
Kësaj radhe janë rreth 100 kamionë të cilët janë parkuar në Rostov, në afërsi të kalimit kufitar të Donetskut. Ky lajm erdhi nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili tha se më shumë ndihma janë të nevojshme për të lehtësuar gjendjen e civilëve për të lehtësuar gjendjen e civilëve.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë denoncuan kalimin e autokolonës së parë që depërtoi në Ukrainë pa lejen e Kievit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com