Bashkimi Evropian, që ushtron presion që prej disa muajsh ndaj grupeve libiane, theksoi sot se ata që vazhdojnë të pengojnë negociatat mes parlamenteve rivale për një qeveri të unitetit kombëtar do të duhet të japin llogari.
"Të gjitha grupimet në Libi duhet të hedhin poshtë çdo akt që rrit tensionet ndërkohë që partitë libiane janë angazhuar në një fazë vendimtare të dialogut politik", deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në një komunikatë.
"Ata që vazhdojnë të pengojnë negociatat do të identifikohen nga komuniteti ndërkombëtar dhe do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre", shtoi ajo, ndërkohë që Bashkimi Evropian miratoi një tekst duke i hapur rrugën vendosjes në një listë të zezë të personave të akuzuar për prishje të procesit, të ardhurat e të cilëve do të bllokohen në Evropë.
Objektivi është arritja e ndërprerjes së dhunës dhe vendosjes së një qeverie të unitetit kombëtar në një vend nën drejtimin e milicëve që prej rrëzimit të regjimit të Muammar Kadhafit në vitin 2011./atsh/
/Shqiptarja.com