BRUKSEL – Britania e Madhe pranon aplikimin e mandatarrestit evropian dhe bashkëpunimin me Schengenin


BRUKSEL, 1 dhjetor /ATSH-AFP/ - Britania e Madhe rifilloi sot të bashkëpunojë me partnerët e Bashkimit Evropian në disa fusha të drejtësisë penale dhe policisë, veçanërisht duke aplikuar mandatarrestin evropian dhe ndarjen e informacioneve kundër krimit të organizuar, njoftoi Komisioni Evropian.
"Komisioni Evropian përshëndeti këtë iniciativë që nënkupton se Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë me fqinjët për të luftuar kundër kriminalitetit transkufitar në një kuadër evropian", nënvizoi zëvendëspresidenti i ekzekutivit evropian, Frans Timmermans.
Britania e Madhe kishte ushtruar në qershor 2013 mundësinë e ofruar nga Traktati i Lisbonës për tu tërhequr deri më 1 dhjetor 2014 nga 133 instrumente bashkëpunimi në fushën e drejtësisë penale dhe policisë.
Por në muajin nëntor 2014, deputetët britanikë votuan për riintegrimin e 35 intrumenteve duke përfshirë këtu agjencinë policore evropiane Europol, mandatarrestin evropian dhe shkëmbimin e informacioneve me vendet e zonës Schengen, ku Britania e Madhe nuk është anëtare.
"Mandatarresti evropian na ndihmon të luftojmë kundër krimit transkufitar për të ekstraduar kriminelët e huaj, për të gjetur ata që kërkojnë t'i shpëtojnë ligjit dhe për t'i nxjerrë para drejtësisë", theksoi ministrja e Brendshme, Theresa May./
/ec/  a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira