BRUKSEL, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ - Bullgaria, Greqia dhe Rumania i kanë kërkuar mbështetje Bashkimit Evropian për krijimin e një lidhjeje të re gazi mes tri vendeve, një javë pasi Rusia njoftoi se projekti i saj i gazsjellësit "South Stream" do të ndërpritej.
Me anë të një deklaratë të përbashkët tre vendet theksuan se ato "mbështesin krijimin e një korridori të ri vertikal gazi që do të lidhte Greqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, me idenë për të siguruar furnizime të pandërprera dydrejtimshe".
"Tre palët i kërkojnë Komisionit Evropian të mbështesë nismën tonë për më shumë bashkëpunim rajonal dhe për promovimin e projekteve të domosdoshme, shtuar këtu realizimin efektiv të tyre", shtohet në deklaratë.
Ndërkohë, komisioneri i Bashkimit Evropian për Energjinë, Maros Sefcoviç tha se komisioni ishte i gatshëm për të përdorur fondet evropiane për të kontribuar në sistemin energjetik të këtyre vendeve, si pjesë e të gjithë sistemit evropian të energjetikës./ a.jor.