BRUKSEL – Komisioni Evropian përshëndet progreset e Ukrainës dhe Gjeorgjisë
BRUKSEL, 8 maj /ATSH-AFP/ – Komisioni Evropian e vuri theksin në progreset e realizuara nga Ukraina dhe Gjeorgjia përsa i përket përpjekjeve për tu garantuar qytetarëve të tyre të drejtën për të udhëtuar pa viza në BE. Bashkimi Evropian akordoi një vit më parë një liberalizim vizash për qëndrime të shkurtra për Moldavinë, një masë shumë […]
BRUKSEL, 8 maj /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian e vuri theksin në progreset e realizuara nga Ukraina dhe Gjeorgjia përsa i përket përpjekjeve për tu garantuar qytetarëve të tyre të drejtën për të udhëtuar pa viza në BE.
Bashkimi Evropian akordoi një vit më parë një liberalizim vizash për qëndrime të shkurtra për Moldavinë, një masë shumë popullore që Gjeorgjia dhe Ukraina shpresojnë ta marrin këtë herë nga 28 presidentët dhe kryeministrat evropianë gjatë një samiti në Riga.
"Pavarësisht rrethanave të jashtëzakonshme me të cilat është përballur Ukraina aktualisht, progresi i realizuar (...) është i vlerësueshëm", shkruan ekzekutivi evropian në një komunikatë duke iu referuar konfliktit në Lindje me separatistët prorusë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe vështirësive ekonomike të vendit.
"Progreset e Gjeorgjisë kanë qenë domethënëse në një kohë shumë të shkurtër dhe ato kanë qenë në një linjë me kushtet e vendosura", shtoi Komisioni.
Edhe Gjeorgjia gjithashtu ndodhet në pozita jo të mira me Rusinë përsa i përket republikave separatiste të Abkahazisë dhe Osetisë së Veriut. Tensionet kanë degjeneruar në një luftë të afatshkurtër në gusht të vitit 2008.
"Autoritetet e dy vendeve kanë punuar shumë", theksoi një burim evropian. Ka ende gjëra për të bërë, por Komisioni tregon se dëshiron t'i japë kësaj çështjeje një prioritet duke premtuar një vlerësim tjetër para fundit të vitit.
Ky mendim i Komisionit, shumë i pritur nga Kievi dhe Tbilissi, do të shërbejë për drejtuesit evropianë të mbledhur në Riga me homologët gjeorgjian, ukrainas, moldav, armen, azer dhe bjellorus më 21 dhe 22 maj, gjatë një samitit kushtuar partneritetit lindor të BE-së./
/ec/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
51.2%
-
E gabuar
37.6%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 295
Lajme të tjera
-
Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu
20 Mars, 22:55
-
'Kërkoj ndjesë'/ Dea Mishel e përlotur u rrëfen banorëve historinë
20 Mars, 22:51
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë
20 Mars, 22:22
-
Amazon do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës
20 Mars, 22:11
-
Tottenham në krizë, futbollistët kërkojnë shkarkimin e Conte-s
20 Mars, 21:59
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars, 21:34
-
Shtëpia e Bardhë: Putin e sheh Xi-në si një burim jetik sepse lufta po shkon keq
20 Mars, 21:29
-
NBA/ Lakers rikthehen te fitorja, mposhtin Orlandon pas paraqitjes fantastike të Reaves! Spurs fitojnë me Atlanta
20 Mars, 21:11
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
Zgjedhjet e 14 maji/ PD e Alibeajt mbështet kandidatin e Berishës në Vaun e Dejës
20 Mars, 21:05