Bruksel, Kosovë-Serbi sot pa
marrëveshje për zbatimin

Bruksel, Kosovë-Serbi sot pa <br />marrëveshje për zbatimin
BRUKSEL- Në Bruksel është mbajtur sot edhe një raund i bisedimeve teknike mes Prishtinës dhe Beogradit. Takimi i ekipeve teknike, i përfaqësuar nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, dhe shefi i ekipit serb Dejan Paviçeviç, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete.

Temë e diskutimeve ka qenë telekomunikacioni dhe energjetika. Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike, Dejan Paviçeviç, pas përfundimit të takimit e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin, duke nënvizuar se ka pasur konstruktivitet të madh nga të dy palët. Megjithatë, në raundin ku janë diskutuar telekomunikacioni dhe energjetika nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

“Tani për tani nuk është arritur asgjë konkrete, por ka pasur përparim dhe mendoj se është e mundur që të arrihet marrëveshje, por ka ende disa gjëra që duhet të bisedohen”, ka thënë Paviçeviç, duke vlerësuar se në takim janë kthyer ato pika që konsideroheshin të vdekura.

“Është folur për shumë gjëra, janë shumë çështje komplekse dhe ato që janë të lidhura për telekomunikacion, si funksionimi i telefonisë fikse dhe mobil, por edhe në energjetikë, siç është distribucioni”, është shprehur Paviçeviç.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tash një sërë marrëveshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, por deri më tani nuk është zbatuara asnjëra nga to. Ndërkohë që edhe marrëveshja për normalizim raportesh, e arritur mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, më 19 prill në Bruksel, nuk ka nisur ende të zbatohet.

Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, të hënën do të vizitojë Beogradin e më pas Prishtinën. Mediat serbe shkruajnë se vizita e papritur e ministrit të Jashtëm gjerman bëhet për shkak të zvarritjes, që po i bëhet planit për zbatimin e marrëveshjes Serbi Kosovë. Zyrtarë në Berlin kanë thënë se, nëse Serbia vazhdon me këtë sjellje, nuk do ta marrë në qershor datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Raundi i ri i dialogut midis kryeministrit të Kosovës Thaçi dhe atij të Serbisë, Daçiç, në kabinetin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, është caktuar për datën 21 maj. Mediet e Beogradit konsiderojnë se ky takim do të jetë nxitje e re për bisedimet e ardhshme teknike.


Redaksia Online
(ma/es/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm