Bruksel, Kosova dhe Serbia
arrijnë katër marrëveshje

Bruksel, Kosova dhe Serbia<br />arrijnë katër marrëveshje
BRUKSEL – Kosova dhe Serbia kanë arritur sot në Bruksel katër marrëveshje. Në përfundim të negociatave, dy kryeministrat kanë firmosur marrëveshjet pas shumë orësh diskutime.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtëm në BE, Federica Mogherini. 

“Të dy kryeministrat kanë shënuar një kthesë në dialog. Ata janë pajtuar në përgjithësi për parimet e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, që i hap rrugë themelimit”, thekson Mogherini.

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, në njoftimin e saj për arritjen e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se kjo është një “pikë referimi për raportet mes të dyja vendeve”. Mogherini njofton se dialogu mes të dyja vendeve, do të vazhdojë në muajt e ardhshëm. 

Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar duke thënë se, marrëveshjet përfshijnë dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Gjatë bisedimeve në Bruksel delegacionet ka rënë dakord edhe për çështjen e telekomunikacionit. Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord që Serbia të ketë kompaninë e saj të telekomunikacionit në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga anëtari i delegacionit serb, Dragan Vladisavljeviç, i cili e cilësoi progres të palës serbe. Me kërkesë të Prishtinës, Kosova do të përdorë prefiksin e Austrisë. Dy marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë në urën e Mitrovicës si dhe çështja e energjisë.

Deklarata e plotë e Mogherini:

Sot në Bruksel e prita një takim për zhvillimin e një dialogu të nivelit të lartë për normalizimin marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku morën pjesë kryeministrat Aleksandar Vuçiq, Isa Mustafa dhe delegacionet e tyre, me qëllimin që të finalizohen katër marrëveshjet kryesore: mbi energjinë, telekomunikacionin, themelimin e Asociacionit, si dhe lirinë e lëvizjes në urën e Ibrit.

Kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës shënuan sot një pikë kthese në çuarjen e agjendës së dialogut përpara. Ata arritën marrëveshje mbi parimet më të rëndësishme dhe elementet kryesore të Asociacionit të Komunave Serbe, që hap rrugë drejt stabilizmit.

Ata poashtu janë pajtuar që të vazhdojnë implementimin e marrëveshjeve për energji, plan-aksionin për Telekomin, që do ta lehtësoj sistemin e telekomunikimit dhe operimit në Kosovë.

Më në fund, kryeministrat u pajtuan edhe për zgjidhjen e problemit të urës së Mitrovicës. Marrëveshja definon shfrytëzimin e urës në aspekte reciproke të pranueshme për të dyja palët, që e identifikon shpirtin e dialogut në të cilin unë po jap ndihmën time.

Rezultatet e sotme paraqesin pikë referimi në procesin e mëtutjeshëm të normalizimit. Marrëveshjet si këto të sotmet sjellin benificione konkrete për qytetarët për njerëzit, si dhe në të njëjtën kohë mundësojnë avancimin e përpjekjeve të tyre për integrime evropiane. Përkushtimi i kryeministrave ishte i rëndësishëm, ndërsa unë konfirmoj se BE-ja në mënyrë aktive do ta mbështesë implementimin e këtij rezultati.

Poashtu, ne do të vazhdojmë që të punojmë edhe më tej në hapat e ardhshëm të dialogut. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)