Udhëheqësit europianë në Bruksel pritet të diskutojnë masa lehtësuese për vendet e rajonit të cilat janë përballur me krizën e emigrantëve.
Vendi më i prekur nga fluksi i refugjatëve është padyshim Gjermania por Turqia është vendi që vetëm gjatë këtij viti është përballur me dy milionë emigrantë, shumica e të cilëve largohen nga lufta e vendit fqinj të Sirisë.
Para samitit kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se vendet e BE-së duhet të përpiqen së bashku për të lehtësuar krizën që po përballet Turqia.
"Shumica e refugjatëve të luftës që vijnë në Evropë udhëtojnë nëpërmjet Turqisë. Ne nuk mund të parandalojmë fluksin e emigrantëve pa bashkëpunuar me Turqinë”, u shpreh Merkel.
Ndërsa korrespondentët e BBC raportojnë se shumica e udhëheqësve të BE-së janë të bindur se përpjekjet për të frenuar krizën e refugjatëve nuk mund të kenë sukses pa një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë turke.
Lufta në Siri ka sjellë një fluks të madh emigrantësh në Turqi në të cilën raportohet se 2.2 milionë njerëz kanë kaluar nga Turqia me destinacion final vendet europiane më të zhvilluara.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com