Bruksel, Nikoliç: Duam të jemi
autoritet në Kosovë e Metohi

Bruksel, Nikoliç: Duam të jemi<br />autoritet në Kosovë e Metohi
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, i cili ka dalë nga takimi me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka deklaruar për televizionin shtetëror të Serbisë, se Mogherini e ka vendosur theksin mbi detyrimet e papërmbushura të Prishtinës dhe në problemet e serbëve.

"Kemi folur për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës dhe Metohisë, kur një tren me mbishkrime, të cilat ne mendojmë se mund t'i vëmë, sepse ai është territori ynë dhe ashtu shkruan në Kushtetutën tonë - që askush nuk na e ka hequr as zyrtarisht, as jo zyrtarisht - është bërë subjekt i shkatërrimit nga ana e disa njësive speciale të Kosovës, të cilat nuk është dashur të gjenden aty”, është shprehur Nikoliç për televizionin shtetëror serb.

Gjithashtu Nikoliç, ka shtuar se Beogradi kurrë nuk ka folur me kërcënime, armë dhe polici, kur shqiptarët kanë promovuar jo vetëm pavarësinë e Kosovës, por edhe Shqipërinë e Madhe.

“Të gjithë e kanë atë që mbajnë në zemër. E dimë se politikanët shqiptarë kanë në zemër pavarësinë e Kosovës dhe unë nuk kam asgjë kundër. Ne duam të jemi autoritet në 'Kosovë e Metohi'; e dimë se kjo është e pamundur derisa ky territor është nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara", ka thënë ai.

Udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë janë takuar ditën e sotme në Bruksel, në një përpjekje për të ulur tensionet mes dy vendeve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)