BELGJIKË - Një burrë i armatosur me thikë u arrestua të hënën në mëngjes në Bruksel, pasi tentoi të hynte në zyrën e kryeministrit belg, Alexander De Croo. Fatmirësisht, kryeministri nuk ndodhej në zyrë në momentin e incidentit.
Ngjarja nuk shkaktoi të lënduar, por kryeministri, sipas një zëdhënësi, është “shumë i tronditur”. Zëdhënësi shtoi se “jemi shumë të lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar” dhe konfirmoi se autori është shoqëruar në komisariat.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivet dhe profilin e personit të arrestuar. Në një reagim në platformën sociale ‘X’, kryeministri De Croo deklaroi se po monitoron situatën nga afër dhe shprehu lehtësimin që askush nuk është lënduar.