Bruksel, pajtueshmëri parimore
për zbatimin e marrëveshjes
Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri parimore për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit.Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç kanë përmbyllur të mërkurën në Bruksel bisedimet e nisura një ditë më parë.
BRUKSEL - Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri parimore për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit. Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç kanë përmbyllur të mërkurën në Bruksel bisedimet e nisura një ditë më parë, me qëllim të arritjes së dakordimit për planin e zbatimit.
Nga zyra e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e procesit, është thënë se Thaçi dhe Daçiç "kanë rënë dakord për një tekst të caktuar, për të cilin do të diskutojnë".
"Ata do të jenë në kontakt me mua deri në fund të javës", ka thënë baronesha Ashton.Kryeministri Thaçi ka thënë se bëhet fjalë për pajtueshmëri parimore dhe se fjalën kryesore do ta kenë qeveritë e të dyja vendeve.
"Kemi arritur pajtueshmëri parimore sa i përket planit të implementimit. Ka mbetur që kjo pajtueshmëri të verifikohet në kuadër të Qeverive të Kosovës dhe të Serbisë. Në pajtueshmërinë parimore janë të përcaktuara periudhat kohore dhe aktorët implementues në gjashtëmujorin e ardhshëm”, ka thënë Thaçi.
Ngjashëm është shprehur edhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se është arritur deri te një tekst, i cili përfshin planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, por për të cilin do të deklarohen qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës.
"Plani përmban veprime dhe afate kohore, të cilat duhet të realizohen në muajt e ardhshëm", ka thënë Daçiq.
Marrëveshja e 19 prillit është e para ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila parasheh raporte normale mes dy shteteve, por zbatimi i saj ka ngecur.
Në anën tjetër, palët janë të vetëdijshme se zbatimi është i pashmangshëm nëse duan të shënojnë përparime në procesin e integrimit evropian.
Presioni për implementim është shtuar dukshëm në ditët e fundit. Për këtë qëllim ka qëndruar në Beograd dhe Prishtinë edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Ai ka porositur përfaqësuesit e të dyja vendeve se integrimeve të tyre duhet t'iu paraprijë zbatimi i marrëveshjes.
Këshilli i Ministrave i BE-së do të vendosë për avancimin e dy shteteve gjatë muajit qershor. Serbia lufton për datën e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
37.4%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 6328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara zgjedhje më 4 gusht, rrëzohet kërkesa e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt
30 Korrik, 12:04
-
VIDEO/ Edi Rama thyen rekord me gjatësinë, kryeson listën e liderëve botërorë
30 Korrik, 11:57
-
Ndërhyri në dosjen e Toyota Yaris, KLP mblidhet nesër për pezullimin nga detyra të kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka
30 Korrik, 11:56
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, pasdite mblidhet Kuvendi! Spiropali do votohet si kryeparlamentare
30 Korrik, 11:35
-
Begaj pret të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë: Mirënjohje për kontributin e tij
30 Korrik, 11:31
-
'Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris!' Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës! Aurel Zarka me 4 llogari Sky Ecc
30 Korrik, 11:30
-
Lushnjë/ U kap në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari (EMRI)
30 Korrik, 11:28
-
Zëvendësoi Ilir Beqajn, shkarkohet pas 7 muajsh drejtoreshën e SASPAC, hapet gara për zëvendësuesin
30 Korrik, 11:27
-
Hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent! Monitoroheni nga holandezët! Lërini peshkaqenët, bëhuni delfinë
30 Korrik, 11:19
-
Hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent! Monitoroheni nga holandezët, dashuria u kalon përmes llogarive
30 Korrik, 11:19
-
Rama batuta me kompanitë e interesuara për ndërtimin e portit në Porto Romano: Nga peshkaqenë do iu kthejmë në delfinë, të na japin spektakël
30 Korrik, 11:10
-
Shpërthimi në Velipojë, flet pronari i lokalit: Dyshoj për shkak të konkurrencës! Shikoni dëmet
30 Korrik, 10:57