Bruksel, presidenti Hashim Thaçi:
Kosova ka zot Shtëpie

Bruksel, presidenti Hashim Thaçi:<br />Kosova ka zot Shtëpie
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak pas mbarimit të takimit Kosovë- Serbi, ka deklaruar se gjatë këtij takimi është kërkuar që BE-ja të jetë më e qartë me Serbinë për të mos lejuar cenimin e territorit të Kosovës.

“Kemi treguar se jemi për dialog, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e shteteve përkatëse si dhe kemi bërë të qartë që do të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet tona. Kosova ka zot shtëpie. E ardhmja e të dyja vendeve është e ardhmja evropiane por jo me pretendime të Millosheviçit nga ana e Serbisë”, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu, Thaçi, ka shtuar se është kërkuar që në asnjë rrethanë të mos përsëriten situata të ngjashme me atë të trenit që u ndalua të hynte në Mitorvicë.

“Kosova nuk do t’i presë më lule mesazhet e tilla, por do t’i përgjigjet me ligj dhe Kushtetutë”, tha ai.

Ndërkohë presidenti i Kosovës ka zbuluar se është  kërkuar edhe rrëzimi i murit në veri të Mitrovicës  si dhe rritja e presionit të BE-së për tërheqjen e fletë arresteve të lëshuara nga Serbia, në bazë të një prej të cilëve është ndaluar edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)