BRUKSEL – Marrëveshje në Bruksel midis Beogradit dhe Prishtinës mbi veprimtarinë e Bashkësisë së komunave serbe, parashikuar nga plani i veprimit në marrëveshjen politike të 19 prillit të kaluar.

E bën të ditur në një shënim i zëdhënëses së përfaqësues së lartë për politikën e jashtme të BE-së, Maja Kocijancic, të cilit i referohet agjencia e lajmeve, Ansa.

''Grupi i punës për krijimin e bashkësisë/komunitetit të komunave me mazhorancë serbe në Kosovë ka arritur një marrëveshje mbi krijimin dhe ndërtimin e skuadrës së veprimit, siç është parashikuar në planin e zbatimit'', bën të ditur Kocijancic.

''Ndërtimi i grupit të veprimit është si më poshtë: Igor Kalamar; Ljubomir Maric; Dragan Jablanovic; Dejan Radojkoviç'', bën të ditur zëdhënësja.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)