Bruksel, rinis dialogu Thaçi-Daçiç
për zbatimin e Marrëveshjes

Bruksel, rinis dialogu Thaçi-Daçiç<br />për zbatimin e Marrëveshjes
BRUKSEL - Kanë vazhduar bisedimet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë, Ivica Daçiç dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Catherine Ashton.

Takimi trelateral në Bruksel, i nisur dje në orën 16, E që zgjati deri në orën 22, rifilloi sot në orën 11 në selinë e BE-së në Bruksel. Mediet që raportojnë nga vendi ku po mbahet ky takim, i cilësuar edhe historik, treguan se askush nga pjesëmarrësit nuk deshi të prononcohej para fillimit të dialogut.

ASHTON MBRËMË

Mbrëmë baronesha Ashton u shpreh e kënaqur, që edhe një herë kishte pritur dy kryeministrat dhe shprehu bindjen se ata janë të përkushtuar të vënë në jetë Marrëveshjen e Brukselit. “Nesër do të ritakohemi për të konfirmuar përkushtimin tonë në këtë drejtim”, u shpreh Ashton mbrëmë.

Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. Temë e bisedës së sotshme vazhdon të jetë plani për zbatimin e Marrëveshjes së arritur dhe të parafuar më 19 prill nga nënshkrimi i dy kryeministrave Thaçi e Daçiç.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm