Bruksel, Serbia pranon zhbërjen
e strukturave paralele në Kosovë

Bruksel, Serbia pranon zhbërjen<br />e strukturave paralele në Kosovë
PRISHTINE - Pas dy ditë bisedimesh në Bruksel, Serbia ka pranuar zhbërjen e strukturave të saj paralele, ndërsa për rregullimin politik të Veriut, Ivica Daçiç ka kërkuar disa ditë kohë.

Burime të "Express" thonë se Ndërmjetësi ka propozuar krijimin e asociacionit të komunave veriore. Zgjidhja është e pranueshme edhe për Prishtinën dhe marrëveshja mund të arrihet në takimin e radhës.

Në raundin e pestë të takimeve mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë është arritur parimisht marrëveshja për largimin e institucioneve paralele serbe nga Veriu.

Burime të "Express" kanë treguar se Hashim Thaçi e Ivica Daçiç kanë folur edhe për rregullimin politik të pjesës më problematike të Kosovës, por ende nuk kanë arritur ndonjë pajtim për këtë pikë.

“Për herë të parë edhe pala serbe e ka pranuar se funksionimi i institucioneve të Serbisë në Kosovë është në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në dialog.

Sipas tij, BE ka propozuar planin për krijimin e një asociacioni të komunave veriore, që pastaj do të integrohej në mekanizma europianë për qeverisjen lokale dhe rajonale. I njëjti propozim është përkrahur edhe nga Prishtina, ndërkohë Express e ka botuar këtë plan më 5 janar.

Sipas planit, komunave veriore u ofrohet anëtarësim në mekanizma specifikë europianë që promovojnë bashkëpunimin komunal dhe rajonal e në të cilat kryesisht anëtarësohen asociacionet e komunave.

Siç dihet një mekanizëm i tillë është Këshilli i Komunave dhe Rajoneve Europiane, që është organizata më e madhe e qeverive lokale dhe rajonale në Europë.
Ky plan nuk është pranuar tërësisht nga Kryeministri Ivica Dacic 

“Beogradi ka kërkuar që komunat veriore të krijojnë bashkësinë e komunave serbe, në të cilat do të përfshiheshin dhe komunat tjera me shumicë serbe”, ka thënë një zyrtar ndërkombëtar.

(Marrë nga gazeta “Ekspres”

Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve