Bruksel/ Shqiptarët aktivitet me rastin e Festave të Nëntorit, flamuri kuq e zi mbi “Atomium” (Video)

Bruksel festohet dita e pavarësisë së Shqipërisë. Qytetarë të shumtë pjesë e komunitetit shqiptar që jeton në Belgjikë, ishin pjesëmarrës në një koncert festiv dhe veprimtari të tjera organizuar me rastin e festave të nëntorit. Mbi “Atomium”, monumentin simbol të kryeqytetit belg u vendos një flamur kuq e zi e ndërsa të pranishmit shijonin aktivitetin me ngjyrime kombëtare shqiptare. Nën petkun e Skëndërbeut, një aktor performoi në rolin e heroit tonë kombëtar më 28 nëntor të vitit 1443, hipur mbi një kalë.

Organizator i kësaj veprimtarie patriotike ishte Ahmet Gjana, deputeti i parë shqiptar në parlamentin e Belgjikës. Nuk munguan në këtë eveniment edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel Suela Janina dhe ai i Kosovës Bernard Nikaj. Me rastin e festave të nëntorit në Bruksel janë organizuar disa evente në përkujtim të dative të shënuara që kanë bërë historinë e shtetit shqiptar.

Ora 20:19
Bruksel/ Shqiptarët aktivitet me rastin e Festave të Nëntorit, flamuri kuq e zi mbi “Atomium”
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Nxjxkdkdkdk: 25/11/2018 22:37

      I qenkan bashkuar nismes se bashkise. Bravo!

      Përgjigju
    • Faik Bajga: 25/11/2018 20:56

      Dakort me të gjitha këto, shumë dakort! Por lind një pyetje si: a kanë lexuar të gjithë këta ndonjë libër në jetën e tyre?

      Përgjigju
      • Aksi: 26/11/2018 12:23

        Si mbiemri paske dhe mendimet, o Faik! Shumica e atyre femijeve qe shikon duke gezuar ne keto foto, jane te lindur ne Belgjike dhe s'kane as pasaporte shqiptare. E ata prinder emigrante i cojne cdo te shtune ne shkollen shqipe Vatra, ku mesojne per histori, gjuhe e tradita te kombit tone. Ti sa libra ke lexuar, qe ta kane lene mendjen kaq te mbyllur?

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

    Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat