Brukseli dha 'OK'/ Korporata e Investimeve nesër në Komisionin e Ekonomisë, ja ndryshimet e bëra

Brukseli dha 'OK'/ Korporata e Investimeve nesër në Komisionin e Ekonomisë, ja ndryshimet e bëra

TIRANE-Pas miratimit që i bëri Komisioni Europian, projektligji i rishikuar për Korporatën e Investimeve Shqiptare nesër do të zbresë në komisionet parlamentare për diskutime para votës në Kuvend. Drafti parashikon krijimin e një shoqërie tregtare që si objekt ka administrimin e pronave publike, përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të investimit, si dhe mobilizimin e kapitalit shtetëror ose privat, me qëllim kryerjen e investimeve. Projektligji ka ndryshuar në tërësinë e tij pas kritikave që bëri FMN, BB dhe KE-ja që më pas u reflektuan.

Ndryshimet vazhdojnë nga neni 8, ku është shtuar pika 2, ku specifikohen mënyrat e financimit të korporatës. Po ashtu ka ndryshuar neni 9 “Për Marrjen e Licensave”, pasi janë shfuqizuar tre pika që synonin kontrollin e dukumentacionit që Korporata dorëzohet pranë autoritetit përgjegjës Ministria e Financave për projektet e investimit.

Tashme ka vetëm një pikë, ku thuhet se autoriteti duhet të kthej përgjigje brenda 30 ditëve në total. Ndryshim thelbësor ka pësuar edhe neni i 10 për Regjimin e Prokurimit, pasi nëse në draftin e kaluar konkurrimi do të bëhej me procedurë të posacme dhe me VKM përcaktoheshin kriteret tashmë konkurimi do të bëhet bazuar në ligjin e prokurimeve në fuqi.

Ndryshon neni 13 për Këshillin Mbikqyrës pasi shtohen kriteret për antarët e këshillit të cilët duhet të kenë arsim të lartë dhe master shkencor në fushën e ekonomisë dhe në drejtësi,të kenë 7 vite punë, si dhe nuk duhet të kenë asnjë dënim të mëparshëm. Në nenin 15 përcaktohet paga e drejtorit ekzekutiv që duhet të jetë në raport me tregun dhe në bazë të performancës. Në nenin 20 për Auditimin e Pasqyrave Financiare, shtohet edhe pika tre që i jep të drejtë KLSH të kryej auditime.

Ndërkohë ligji i ri ka 23 nene nga 26 që kishte i mëparshmi, pasi është shfuqizuar neni 6 për objektin e Veprimtarisë së Korporatës, se ku do të përqendrohej veprimtaria e saj, është shfuqizuar neni 9 për Dhënien e Autorizimeve ku Këshilli i Ministrave me anë të një vendimi autorizonte Korporatën të kontraktonte projekte investimi dhe 10 për format e pjesëmarrjes në projektet e investimit nga ana e Korporatës që po ashtu përcaktohej nga Këshilli i Ministrave. Ndërkohë burime nga opozita thonë se ligji nuk ka pësuar ndryshimet e nevojshme pasi ndjek të njëjtën linjë si drafti i vjetër, dhe se nuk do ta votojmë.

(Versioni i parë i projektligjit së korporatave)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale